“EW” shkruan se “HBO”-ja po përdor metoda high-tech për t’u siguruar se dronët nuk kontrollojnë zonën ku zhvillohen xhirimet e “Game of Thrones”, për të evituar që të dalin të dhëna rreth sezonit të fundit të serialit tepër të suksesshëm, që pritet të transmetohet në vitin 2019.

Rrjeti televiziv ka marrë masa të rrepta, duke pasur precedentë të mëparshëm, për rrjedhje informacioni. “Nëse një dron fluturon mbi sheshxhirim, ka diçka aty që mund ta shkatërronte, që është tepër e fortë. Krijon një fushë mbrojtëse përreth dhe dronët ulen”, -shpejtoi  Sophie Turner.

Për momentin, nuk ka pasur asnjë rrjedhje informacioni, kjo falë edhe “HBO”-së, që po mundohet shumë që një gjë e tillë mos të përsëritet më.

Vitin e kaluar, hakerët vodhën 1.5 terabyte të dhëna të “HBO”-së, ku ishin edhe skriptet e “Game of Thrones” dhe informacione personale për aktorët. “HBO”-ja mori situatën në dorë që në të ardhmen gjëra të tilla mos të ndodhin më.

Source: Televizion