“HBO”-ja do të realizojë të parin prodhim origjinal norvegjez. “Beforeigners” është krijuar nga Anne Bjornstad dhe Eilif Skodvin, dyshja e skenaristëve të “Lilyhammer”, serial amerikano-norvegjez. Nicolai Cleve Broch dhe Krista Kosonen do të luajnë personazhet kryesorë Lars Haaland dhe Alfhildr.

Seriali ka për regjisor Jens Lien dhe është një prodhim i “Rubicon TV”, pjesë e “Endemol Shine Group”.

Ngjarja e serialit rrotullohet rreth disa dritave në oqean ku shfaqen njerëz nga e shkuara. Nuk kuptohet se si është e mundur të ndodhë dhe vetë ata, që njihen si titullarë, nuk kanë kujtesë për ata që ndodh.

Seriali do të xhirohet në Oslo dhe me disa skena të xhiruara në Lituani. Gjashtë episodet do ta kenë premierën në vitin 2019, ekskluzivisht në “HBO Nordic” dhe në territoret që mbulon në Europë dhe sigurisht në SHBA.

Source: Teknologji