Regjisori Chad Stahelski po mendon ta transformojë ribërjen e “Highlander” në një projekt për televizionin. Filmi origjinal i vitit 1986 me protagonist kryesor Christopher Lambert në rolin e Connor MacLeod ishte një sukses, sidomos jashtë SHBA-së.

Vazhdimet e filmit të parë nuk ishin të suksesshëm. Në vitin 1992 pati edhe një telefilm spin-off, me Adrian Paul në rolin e Duncan McLeod, nxënësi i Connor.

Ndër vite, projekti i “Highlander” mbeti pa u realizuar. Fillimisht u mendua për Ryan Reynolds në rolin e protagonistit. Ndërsa tani, regjisori Stahelski po mendon ta ndryshojë sërish.

Gjatë një interviste për “Collider” deklaroi: “Po kërkojmë mënyrën më të mirë  për mos ta shkatërruar. Nuk duam ta bëjmë një film 1 orë e 45 minuta, ku të gjithë vdesin përveç njërit, sepse më pas vazhdimet kanë probleme. Kështu që po mundohemi ta mendojmë mirë, ngjarjen dhe personazhet”.

Source: Televizion