Inteligjenca Artificiale ka bërë një hap historik. Kina ka prezantuar spikerin e pare robot të lajmeve. I emëruar English A.I. Anchor, ai është spikeri i parë i lajmeve në botë i Inteligjencës Artificiale dhe duket si një njeri i vërtetë. Spikeri u prezantua nga agjencia e lajmeve të Kinës Xinhua në një konferencë në qytetin lindor Wuzhen.  Ai mëson vetë nga videot e transmetimit live dhe mund të lexojë tekste ashtu si një spiker profesionist i lajmeve.

Përshëndetje, po ndiqni edicionin e lajmeve në gjuhen angleze. Unë jam spikeri A.I. News ne Pekin…Do te punoj pa u lodhur qe t’ju mbajë të informuar në mënyrë të pandërprerë”, ishin fjalët e para të tij.

Source: Teknologji