The Rock postoi në rrjetet sociale një foto për të njoftuar fansat se xhirimet e “Hobbs and Shaw” janë spostuar në Hawaii.

Pas pushimeve familjare për festat e fundvitit, Dwayne Johnson fluturoi për në këtë shtet amerikan për të vijuar me xhirimet e spinoff-it të “Fast and Furious”, ku është protagonist së bashku me Jason Statham.

“Një qeshje në lartësi. Po shkoj në Hawaii për të përfunduar xhirimet e “Hobbs and Shaw”. Shikoj pjatën dhe më vjen të qesh me përbërësit, pulë me pilaf, sepse dhe kur isha adoleshent dhe jetoja në Hawaii këtë kisha pjatën e ditës”. Kjo ishte mënyra e The Rock për të njoftuar fansat për ecurinë e produksionit të filmit të shumëpritur.

Source: Televizion