“Hobbs & Shaw” debutoi në Kore me ditën e parë më të mirë të lançimit në historinë e “Fast and Furious” dhe pritet të arrijë në rreth 400 milionë dollarë arkëtime brenda fundjavës.

Me 119.6 milionë të arkëtuara në SHBA dhe 267.5 milionë në pjesën tjetër të botës, spinoff-i me Dwayne Johnson e Jason Statham përgatitet të debutojë më 23 gusht edhe në Kinë.

Filmi i David Leitch pati një projektim në 1270 salla kinemaje, kundrejt 1238 të “Fast & Furious 8”, në vitin 2017. Vetëm të mërkurën, “Hobbs & Shaw” arkëtoi 2.4 milionë dollarë, duke kaluar me 81% “F&F8” dhe me 176% kapitullin 7 të sagës.

Source: Televizion