Dwayne Johnson postoi foton e parë të Idris Elba si personazhi negativ Brixton në spinoff-in e “Fast & Furious”, “Hobbs & Shaw”. Ky film do të rrëfejë aventurat e agjentit të “Diplomatic Security Service”, Luke Hobbs (Dwayne Johnson) dhe të vrasësit Deckard Shaw (Jason Statham). Spinoff-i mban firmën e Chris Morgan, skenaristit të “Fast & Furious” në vitin 2006. “Hobbs & Shaw” parashikohet të dalë në sallat e kinemave më 2 gusht 2019.

Source: Televizion