Këtë fundjavë, kinematë janë pushtuar nga filmi horror “Suspiria”. Filmi i Luca Guadagnino-s arriti t arkëtojë 90.000 dollarë nga dy shfaqje, rekordi i ri i 2018.

“Suspiria” është një version i përpunuar i filmit klasik Italian të vitit 1977.

Bëhet fjalë për një balerinë të re amerikane, që luhet nga Dakota Johnson, që fiton një vend një akademi kërcimi në Berlin.

Por, vetëm pasi kalon pak kohë, ajo kupton që pas saj fshihet një qëllim i errët dhe i keq.

Aktore pjesëmarrëse janë dhe Tilda Swinton, Mia Goth dhe Chloe Grace Moretz.

Duket se ky vit ka qenë i duhuri për filmat horror, dhe ky ishte përfundimi i suksesshëm.

Podhimi i ri do të shfaqet në mbi më shumë se 250 kinema në të gjithë botën.

Source: Televizion