“The House with a Clock In Its Walls” kryeson në Box Office në SHBA duke arkëtuar 26.8 milionë dollarë në fundjavën debutuese. Projekti frymëzohet nga libri për fëmijë i shkruar nga John Bellairs. Në kastin e aktorëve janë Jack Black, Cate Blanchett, Kyle MacLachlan, Colleen Camp, Renee Goldsberry, Vanessa Anne Williams dhe Sunny Suljic. Filmi tregon aventurën magjike të përjetuar nga Lewis, një djalë 10-vjeçar që shkon të jetojë me xhaxhain në një banesë antike që ka një zemër misterioze. Kur Lewis zgjon aksidentalisht të vdekurit, fasada e qytetit të tij vjen në jetë dhe zbulon një botë sekrete të shtrigave dhe magjistarëve.

Source: Televizion