Hugh Grant iu bashkua kastit të aktorëve të “Toff Guys”, një film rreth gangsterëve me regjisor Guy Ritchie, i cili tregon përplasjes e kulturave ndërmjet parave të vjetra dhe krimit të ri. Grant është “blerja” e fundit e kastit të aktorëve që përfshin edhe Matthew McConaughey, Kate Beckinsale dhe Henry Golding. Grant do të interpretojë rolin e Fletcher, një gazetar britanik i gossip me një reputacion jo të mirë. Xhirimet e këtij projekti pritet që të nisin në mes të vitit 2019.

Source: Televizion