Hugh Jackman i dha lamtumirë rolit që e bëri të famshëm, atë të Wolverine, në vitin 2017 me filmin e fundit “Logan”. Kjo nuk do të thotë se aventura e tij në cinecomic ka përfunduar. Në një intervistë të fundit, Jackman deklaroi se është i interesuar që të interpretojë një tjetër superhero.

Jam i hapur rreth mundësisë për të interpretuar një tjetër superhero. Nuk e kam parë Logan si një superhero të vërtetë. Kur pranova të hyja në atë projekt nuk dija shumë rreth X-Men, janë të gjithë qenie jo perfekte, por me aftësi të jashtëzakonshme dhe kam kuptuar që filmat rreth tyre flasin pikërisht për këtë”.

Source: Televizion