I talentuar, i aftë, i cilësuar si një ndër meshkujt më seksi në Hollywood, Hugh Jackman ka një karrierë të suksesshme kinematografike, kryesisht i vlerësuar për rolin e Wolverine, në filmat “X-Men”.

Përtej ekranit, Jackman është tepër familjar dhe duke parë ambientin e kësaj industrie, është një ndër meshkujt që i ka rezistuar martesës. Gjatë një interviste, aktori ka treguar sekretin se si arrin të mbajë një balancë të shëndetshme mes punës dhe familjes.

Jackman deklaroi për revistën “WHO” se ai dhe bashkëshortja Deborra-Lee Furness kanë 22 vjet të martuar dhe kanë një pakt sekret, një marrëveshje që i detyron ata të flasin me njëri-tjetrin para çdo vendimi të madh që mund të ndikojë në jetën e tyre familjare.

“Kur unë dhe Deb u martuam, bëmë një pakt, që do të flisnin dhe do të mendonim për njëri-tjetrin para çdo vendimi të rëndësishëm në jetën tonë, duke e pyetur veten se a është kjo një gjë e mirë apo e keqe për familjen tonë”.

Çifti ka dy fëmijë, Oscar 18 vjeç dhe Ava 13 vjeçe.

Source: Tendence