I dashuri i këngëtares shqiptare, Dua Lipa është një nga shefat më të njohur të gatimit në Londër. Prej kohësh ai njihet për recetat e veçanta të gatimit dhe më në fund ka vendosur që të sekretet tij të kuzhinës t’i ndajë edhe me publikun.  Isaac Carew ka gati librin e parë me receta, i cili pritet të botohet më 7 mars. Lajmin e ka bërë të ditur Dua në “Instagram”. Këngëtarja njofton se ai ka hapur një restorant dhe përpos tij pret të botojë librin.

Dua Lipa dhe Isaac Carew janë kthyer shpesh në kryefjalën e medieve rozë, pasi pak kohë më parë dyshja i dhanë fund marrëdhënies së tyre. Por pas rikthimit të bujshëm duket se janë më të dashuruar se kurrë.

Source: Tendence