“Showtime” nuk do t’i japë dritën jeshile një sezoni të tretë komedisë së zeze “I’m Dying Up Here”, me producent ekzekutiv Jim Carrey.

“I’m Dying Up Here” hasi në vështirësi të mëdha në rritjen e audiencës që në sezonin e parë, por Showtime ra dakord edhe për një të dytë, por që rezultoi sërish pa sukses.

Seriali dramë-komedi e nisi sezonin e dytë me 168.000 shikues premierën dhe u ul në 162.000 për serinë finale. Pati disa seri premtuese, që arritën deri në 232 mijë shikues, por qe ishin shumë sporadike.

I krijuar nga Dave Flebotte dhe me producent ekzekutiv Jim Carrey dhe Michael Aguilar, “I’m Dying Up Here” eksploronte skenat e komedisë në Los Angelos-in e viteve ’70.

Source: Televizion