John Cho do të luajë përkrahë Demian Bichir dhe Andrea Riseborough në versioni e ri të filmit horor “The Grudge”, i prodhuar nga Sony. Tani është publikuar fotoja e parë nga ky projekt dhe duket më i frikshëm se kurrë. Xhirimet kanë nisur në muajin maj dhe projekti do të risjellë në ekranin e madh filmin japonez që në vitin 2004 i dha jetë një ribërjeje amerikane me protagoniste Sarah Michelle Gellar, duke arkëtuar 187 milionë dollarë me një investim prej vetëm 10 milionë.

 

Source: Televizion