Shumë drejtues të pay-TV presin që konkurrenca për shërbimet me pagesë të rritet në mënyrë dramatike gjatë pesë viteve të ardhshme. Ky ishte përfundimi i Forumit për Risitë në Pay-Tv, i publikuar nga “NAGRA”.

Programi, tani në vitin e tij të tretë, arriti në konkluzionin se ndërsa pjesëmarrësit janë optimistë ata mund të vazhdojnë të apelojnë për të paguar konsumatorët. Rreth 90% e drejtuesve, shifër në rritje nga viti i kaluar, besojnë se ofruesit e pay-TV do të duhet të përtërijnë me forcë që të mbeten konkurrues dhe relevant.

Hulumtimi nxjerr në pah se si industria e pay-TV po shkon drejt një modeli të pavarur nga platforma dhe rrjedhimisht po kalon në një treg me pagesë, përfshirë një mori ofertash, mes tyre shërbimet OTT dhe atë direkt te konsumatori. Ky ndryshim është një tjetër arsye pse 77% e drejtuesve të pay-TV e konsiderojnë inovacionin një ndër tri prioritetet strategjike për sektorin.

Pirateria mbetet një shqetësim. Drejtuesit pranojnë se sektori po përjeton një kërcënim të madh për qëndrueshmërinë afatgjatë të kompanive dhe bizneseve OTT. Rreth 47% e të anketuarve në vitin 2018 mendojnë se pirateria do të çojë në presione më të mëdha në sektor, gjatë pesë viteve të ardhshme.

Source: Teknologji