Inteligjencën artificiale e kemi parë të përdoret te robotët, kompjuterët dhe në disa fusha të tjera, por së fundi kompanitë e mëdha po e përdorin edhe për televizorët.

“TCL”, prodhuesi i tretë botëror i televizorëve, njoftoi nxjerrjen në treg të serisë C76: TV 4K, e pajisur me teknologjinë më të fundit, atë të inteligjencës artificiale, sistemin operativ Android 8.0, Wide Color Gamut (WCG), HDR PRO dhe soundbar JBL të integruar.

Edhe dizajni është risi, është pa kornizë në tre anë, duke i dhënë edhe pamjen e një pikture, që e varur në mur nuk dallon për synimin parësor të tij.

Gjithçka më thjesht tani përmes inteligjencës artificiale. Mundëson një mënyrë gjithnjë e më smart për të pasur akses në përmbajtjet e preferuara. Android TV integron sistemin Google Home dhe mjafton që t’i flasësh televizorit për të gjetur sukseset dhe risitë e fundit, ose për të rregulluar parametrat për një eksperiencë më të mirë të vizualitetit në ekran.

Source: Teknologji