Me nisjen e sezonit të ri televiziv vjen një lajm i keq për ata persona në Itali që përfitojnë nga streaming ilegal online. Prej disa ditësh është duke u zhvilluar një operacion nga Guardia di Finanza për të mbyllur të gjitha faqet e internetit që shkelin të drejtat e autorit duke transmetuar filma dhe seriale televizive në Itali dhe në vende të tjera, veçanërisht ato amerikane dhe britanike. Në rrjetën e Guardia di Finanza kanë përfunduar  faqet më të njohura të streaming si CBo1, Altadefinizione, Guardaserie, Eurostreaming, CinemaGratis, ItaliaSerie dhe faqe të tjera më të vogla.

Source: Teknologji