Në vitin 2019 do të publikohet pjesa e dytë e filmit të animuar “Frozen”. Anna, Elsa dhe Olaf do të rikthehen në ekranet televizive, raportojnë mediat botërore. Filmi “Frozen” ishte publikuar në vitin 2013 dhe që atëherë kishte zëra se kur do të dalë pjesa e dytë e filmit.

Mirëpo, tashmë pritja mori fund sepse pjesa e dytë e “Frozen” do të publikohet më 22 nëntor të vitit 2019. Madje, kënga që këndohet në film “Let It Go” u bë himn i krishtlindjeve dhe një këngë shumë e dashur për fëmijët dhe të rriturit anë e mbanë botës.

Source: Televizion