Në vitet e fundit, John Cena ka ndjekur gjurmët e ish-kolegut të WWE-së, Dwayne “The Rock” Johnson, me një karrierë të suksesshme në aktrim. Një ndër rolet më të fundit të tij është në spinoff-in e “Transformers”, “Bumblebee”. Aktori tregon se çfarë e shtyu të ishte pjesë e këtij filmi.

“Gjithnjë kam dëshiruar të interpretoj një personazh të rëndësishëm, që kërkon më shumë angazhim. Pjesë argëtuese e bërjes së një prequel-i është se zhytjes në pyetje që nuk u është dhënë përgjigje në filmat e mëparshëm”.

Cena interpreton agjentin Burn, një zyrtar ushtarak, që pjesën më të madhe të filmit është në ndjekje të Transformer-it të verdhë. Për t’u përgatitur për rolin, Cena krijoi një histori origjine të personazhit, për t’i shtuar më shumë interes agjentit. E përshkruan si një ujk të vetmuar ushtarak, që përpiqet gjithnjë të ndihmojë kombin dhe botën.

Regjisori Travis Knight deklaroi se Cena ishte një zbulim për të. Roli i tij në “Bumblebee” kontribuoi për të krijuar momente prekëse, përtej figurës së rreptë ushtarake.

Source: Televizion