Ronaldo nuk ka vetëm sukses në fushë, por edhe jashtë saj. Në fakt, ai tejkaloi Selene Gomez si personin më të ndjekur në “Instagram”.

Ronaldo është tani personi më i ndjekur në “Instagram” me 144.3 milionë, vetëm disa mijëra ndjekës përpara Selena Gomez në vendin e dytë.

Por ju mund të pyesni veten, sa fiton ylli i Juventus për një post? Sipas “Forbes”, Ronaldo  fiton rreth 650 mijë euro për post, i cili është më shumë se Neymar me 515 mijë euro dhe Messi 430 mijë euro.

Mbetet të shihet se sa kohë do të jetë Ronaldo në vendin e parë, edhe pse është e qartë se ai nuk është i suksesshëm vetëm në fushë me Juventusin.

Duke folur për performancat e tij, megjithatë, ylli portugez ka shënuar shtatë gola në ligë deri më tani, duke  asistuar plotë pesë herë.

Ronlado pas nëntë vitesh u largua nga Real Madrid, për t’u transferuar te Juventus për një rekord prej 100 milionësh. Ai në vit fiton plotë 30 milionë euro te ekipi italian.

Source: Tendence