Pasi la cigaren në vitin 2015, James Bond i thotë lamtumirë edhe makinave me motor të fortë.

Harrojeni zhurmën e cilindrave të “Aston Martin DB5” përdorur në “Goldfinger”, në ndjekje të “Ford Mustang” të Tilly Masterson. Në “Bond 25“, filmi i ri i Cary Fukunaga, James Bond do të drejtojë një makinë elektrike, “Aston Martin Rapide E”. Ndryshimi “green” u kërkua nga regjisori dhe u aprovua nga protagonisti Daniel Craig dhe producentja Barbara Broccoli.

Sipas “The Sun”, të gjitha palët ranë dakord që Agjenti i ri 007 të drejtojë një makinë me emetim zero të gazeve.

Por, vendimi “green” u kritikua, duke u cilësuar se bie ndesh me imazhin ikonë të personazhit Bond që ka pasur gjithë këto vite; makina me zhurmë të fortë, femra të bukura, aksion, alkool dhe cigare. Meqë ra fjala te femrat, në vazhdën e “#MeToo”, në “Bond 25“, 007-ta do të ketë një afrimitet më të përmbajtur me gratë.

Source: Televizion