Ikona e muzikës pop, Janet Jackson, do të shfaqet zyrtarisht në “Mnet Asian Music Awards 2018”, lajm i cili u bë i ditur përmes rrjeteve sociale.

“Ne jemi krenarë të njoftojmë se artistja e veçantë vjen në MAMA 2018”, thuhet në një postim në “Twitter” të bërë nga organizatorët.

Ceremonia do të zhvillohet nga 10 dhjetori deri më 14 dhjetor në të gjithë Korenë e Jugut, Japoninë dhe Hong Kong.

Source: Tendence