Janet Jackson u bë pjesë e “Rock and Roll Hall Of Fame”, nën situatën e polemikave për të vëllanë Michael Jackson dhe dokumentarin e “HBO”-së “Leaving Neverland” .

Këngëtarja Janelle Monae prezantoi kolegen në skenën e “Barclays Center”, në New York, ku pas një përqafimi të fortë i dha dhe trofeun.

Këngëtarja 52-vjeçare mbajti një fjali, por nuk e përmendi skandalin që ka përfshirë të vëllanë dhe madje theu dhe traditën për këndimin e fituesve, duke mos performuar për “HBO”-në, televizioni që transmeton ceremoninë.

Source: Tendence