Në panairin “IBC” në Amsterdam, transmetuesi japonez “NHK” njoftoi për hapjen e një kanali të ri të përhershëm 8K.

Transmetimi 8K i përhershëm nuk është më fantashkencë apo projekt i të ardhmes, por i fundit të këtij viti. Realitet do ta bëjë transmetuesi japonez “NHK”, i cili i ka nisur eksperimentet me projektimet 8K që në vitin 2005.

Më 1 dhjetor të këtij viti, transmetuesi televiziv japonez pritet të inaugurojë kanalin e ri të përhershëm 8K, i cili, për momentin do të jetë i disponueshëm vetëm përmes satelitit.

Debutimi është një fakt tepër domethënës, pikërisht në momentin kur “Samsung” përshpejtoi etapat dhe prezantoi QLED 8K, që pritet të dalë brenda tetorit.

Source: Teknologji