Kur je një personazh i famshëm i ekranit duhet të biesh në një farë mënyre dakord për të humbur një pjesë të privatësisë, gjithnjë në dukje në sy të gazetarëve, paparacëve dhe fansave që kërkojnë foto e autografe. Por, gjithçka e ka një limit dhe këtë ka vendosur edhe Jason Momoa.

Aktori i “Game of Thrones” dhe “Aquaman”, i njohur si një person i sjellshëm me fansat, e pa të arsyeshme t’u kërkonte këtyre të fundit të respektojnë të drejtën e tij për të kaluar pak kohë me familjen, sidomos me fëmijët, pa u shqetësuar.

“Të diel të mbarë të gjithëve! Kam dalë për një shëtitje me time bijë dhe thjesht po shijojmë akulloren. Nëse do të më shikoni, normalisht nuk do të dua të bëj foto me ju, sepse po kaloj pak kohë me familjen time. Faleminderit për respektin!”, -deklaroi aktori në një video të postuar në rrjetet sociale.

Source: Tendence