“Variety” shkroi se kapitulli i katërt i “Matrix” ka marrë dritën jeshile dhe lajmi vjen në prag të 20-vjetorit të sagës kult.

Në një njoftim zyrtar nga “Warner Bros.” dhe “Village Roadshow Pictures” thuhet se “Matrix 4” do të shkruhet dhe drejtohet nga Lana Wachowski.

Pritet të rikthehen protagonistët kryesorë Keanu Reeves në rolin e Neo dhe Carrie-Ann Moss si Trinity. Nuk dihet ende asgjë për Laurence Fishburne.

Xhirimet e “Matrix 4” pritet të nisin në muajt e parë të vitit 2020, ndërsa dalja në kinema është parashikuar për në verën 2021.

Source: Televizion