Jeta e Bud Spencer do të bëhet film. Për momentin po punohet për skenarin që do të sjellë jetën e aktorit para debutimit në botën e spektaklit.

Njoftimi u bë nga Giuseppe Pedersoli, i biri i Carlo Pedersoli, emri i vërtetë i aktorit, gjatë ceremonisë së hapjes së “Terni Pop Film Fest” (Tpff).

Filmat e artistit kanë zgjatur për disa dekada dhe kanë kaluar kufijtë ndërkombëtarë, duke e bërë figurën e Bud Spencer një ikonë të vërtetë të gdhendur në kohë.

“Ai thoshte gjithnjë se nuk ishte një aktor. Pas shumë vitesh e kuptova kuptimin e asaj fraze. Ai nëpër filma nuk interpretonte asnjë personazh, ishte ashtu edhe në jetën reale. Me simpatinë dhe pasionin e tij, bënte të gjithë të qeshnin”, -deklaroi i biri, Giuseppe Pedersoli.

Source: Televizion