“Columbia Live Stage” njoftoi se “Don’t Stop ‘Til You Get Enough” është muzikali mbi jetën e Michael Jackson, që pritet të shfaqet së shpejti. Është titulluar sipas këngës së përfshirë në albumin e pestë të mbretit të popit, “Off the Wall”, në vitin 1979.

Skenari i është besuar dy herë fituesit të çmimit “Pulitzer”, Lynn Nottage, ndërsa regjia mban emrin e Christopher Wheeldon, i cili ka fituar një “Tony Award”.

Premiera e spektaklit pritet të jetë më 29 tetor në “James M. Nederlander Theatre”, në Chicago. Ndërsa në Broadway do të debutojë në vitin 2020.

Kohët e fundit doli dokumentari kontrovers “Leaving Neverland”, i paautorizuar nga familjarët e Jackson, i cili do të prezantohet në “Sundance Film Festival”. Me regji të Dan Reed, projekti përqendrohet te dëshmitë e tre 30-vjeçarëve rreth ngacmimeve të pretenduara seksuale nga mbreti i popit, kur ishin 7 dhe 10 vjeç.

Source: Televizion