Aktori dhe legjenda e WWE, John Cena do të rikthehet në ekranin e madh me filmin komedi “Playing With Fire”. Që kur ai debutoi si aktor në vitin 2006 me filmin “The Marine”, Cena ka bërë një tranzicion të hijshëm nga ringu i WWE në ekranin e madh me një fokus të zellshëm në zhanret që WWE e përgatiti, për filma aksion dhe komedi.

Filmi ka në qendër tre zjarrfikës që përballen me kaosin pasi shpëtojnë tre fëmijë të padisiplinuar. Deri më tani nuk ka detaje të tjera rreth këtij filmi dhe rolin që do të interpretojë Cena.

Source: Televizion