Pasi bashkëpunoi me “Marvel” në vitin 2004 për “The Punisher”, John Travolta konfirmoi se do të bëhej pjesë e MCU-së vetëm me një rol real.

“Bazohem vetëm te realiteti për zgjedhjet aktoriale. Prandaj, çfarëdolloj skenari i “Marvel” që është real, si “The Punisher”, do të më interesante më shumë te ata fantazi. Për këtë arsye më pëlqejnë filmat “Bond”, sepse edhe pse janë më të fryrë se jeta reale, gjithsesi bazohen te realiteti”.

Në “The Punisher”, film me regji të Jonathan Hensleigh, i dalë në kinema 4 vjet përpara “Iron Man”, dhe tërësisht i shkëputur nga MCU, Travolta interpretonte personazhin negativ Howard Saint.

Source: Televizion