Interpretimi i John Travolta-s në “Face-Off” përkrah Nicolas Cage është një ndër rolet e tij të paharrueshëm, që ende sot, pas 22 vjetësh ka lënë gjurmë në memorien e njerëzve.

Dhe si për ta rifreskuar memorien, Travolta risolli personazhin… në një farë mënyre.

Aktori ishte i ftuar në “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”, ku prezantuesi e ftoi në sfidën për të risjellë një pjesë nga personazhet që ka interpretuar gjatë karrierës së tij dhe Castor Troy ishte ai që preku më shumë.

 

Source: Televizion