“John Wick” do t’i bëjë fansat ta prekin më nga afër filmin. Kolosi britanik “Prop Store” do të nxjerrë në ankand objekte të skenës së kapitullit të dytë.

Keanu Reeves, protagonisti absolut i filmave “John Wick” është vetëm maja e ajsbergut që të pasionuarit njohin në çdo detaj, madje edhe objektet e skenës.

Të njohura me termin teknik si “props”, pajisjet dhe kostumet e përdorura për filmin mund të bëhen objekt kulti, përmes ankandit që do të zhvillohet nga 6-20 shtator.

Source: Televizion