Aktori i famshëm Johnny Depp konfirmoi se do të rikthehet si Grindelwald në filmin “Fantastic Beasts 3”. Në një intervistë të fundit, aktori i “Pirates of the Caribbean” deklaroi se sa shumë e dashuron punën në dy filmat e parë të “Fantastic Beasts” dhe shprehu emocionet për filmin e tretë, i cili me shumë mundësi do të nisë xhirimet në vitin 2019.

E dashuroj pasi është një arenë ku mund të fluturosh përreth dhe të provosh gjëra të ndryshme dhe të afrohesh me personazhin akoma më shumë”, deklaroi Depp.

Source: Televizion