Filmi i shumëpritur “Joker” i Todd Phillips është në fazë post-produksioni dhe drejtuesi i një faqeje interneti, Justin Shanlian, shkroi në “Twitter”, se interpretimi i klounit kriminel nga Joquin Phoenix është i jashtëzakonshëm, një sukses i vërtetë.

“Sa më shumë dëgjoj të flitet për këtë projekt kinematografik, nga burimet e mia, aq më shumë më shtohet kërshëria për ta parë. Do të keni të gjithë një surprizë kur të dalë në kinema, në tetor. Më kanë thënë se skenari është i jashtëzakonshëm dhe kanë mundur të nxjerrin personalitetin e Joker-it në mënyrën më të mirë të mundshme”, -shkroi Shanlian.

“Joker” do të përqendrohet te figura e personazhit ikonë negativ, një histori origjinale, e pashfaqur më parë në ekranin e madh. Eksplorimi i Todd Phillips mbi Arthur Fleck (Phoenix), një njeri i injoruar nga shoqëria, nuk do të jetë vetëm një studim shabllon i personazhit, por një histori më e gjerë.

Source: Televizion