Stacioni televiziv shtetëror i Turqisë, TRT, nuk do të shfaqë më filma amerikan me kauboj. Vendimi ka lidhje me krizën aktuale midis SHBA-së dhe Turqisë, thonë mediet turke. SHBA ka kërkuar lirimin e qytetarëve që mbahen të burgosur në Turqi, përfshirë pastorin ungjillor Andrew Brunson dhe kanë vendosur sanksione ndaj dy diplomatëve turq dhe tarifa për importet e metaleve nga Turqia. Turqia është kundërpërpërgjigjur me masa të ngjashme. Lira turke pati një rënie të ndjeshme javët e fundit si rezultat i kësaj situate. ”Filmat me kauboj do të zëvendësohen nga prodhime vendase të mbështetura nga Ministria e Kulturës”, raportojnë imediat lokale.

Source: Televizion