Kanye West ka reflektuar dhe ka dalë në përfundimin se është përdorur për të lëshuar mesazhe politike. Por tanimë e ka mësuar leksionin dhe ka vendosur të distancohet nga Donald Trump dhe lëvizja “Maga”.

Sytë e mi janë hapur dhe kuptoj se jam përdorur të shpërndaj mesazhet tek të cilat nuk besoj. Distancohem tërësisht nga politika dhe jam fokusuar tek të qenit vetëm kreativ” – shkruan në “Twitter” bashkëshorti i Kim Kardashian.

Për ta përforcuar se nuk do të ketë më punë me presidentin amerikan, ai theksoi se ndihet keq për të gjithë personat që po kërkojnë azil si dhe për prindërit që luftojnë të mbajnë fëmijët e tyre larg dhunës dhe luftës.

Source: Tendence