Duket se më fund e vërteta është zbuluar dhe tashmë të gjithë e dimë me siguri se Kiki në këngën e Drake, “In My Feelings” është pikërisht Kim Kardashian.

Edhe pse Kim i ka mohuar këto aludime pak pasi kjo këngë u bë publike, Drake nuk pranoi të jepte asnjë deklaratë duke i shtuar edhe më shumë dyshimet.

Pak orë më parë Kanye West me anë të disa videove të postuara në rrjetin social “Instagram” i është drejtuar reperit, duke i thënë se ai nuk mund të tregojë me një këngë që ka bërë seks me gruan e tij.

“Pasi doli kënga ti duhet të kishe bërë një deklaratë për të folur rreth thashethemit që Kiki është Kim por heshte, kjo nuk qëndron mirë me mua. Ne jemi të dashuruar, jemi një familje mos u ngatërro më me ne.

Nga ana tjetër Drake vazhdon të heshtë, duke mos reaguar, por tashmë duket qartazi që mund të kemi një luftë edhe mes reperave.

Source: Tendence