“Made in Suffolk” titullohet ekspozita dedikuar Ed Sheeran, që është hapur në Ipswich.

Një sërë tablosh fantastike të këngëtarit britanik, të realizuara nga Colin Davidson, përshkruajnë gjithë karrierën e Sheeran.

“Ndoshta është një Ed më intim, një person që nuk e kupton që ka një person tjetër në dhomë, më reflektues. Më pëlqen të mendoj që kjo është gjendja shpirtërore e tij kur shkruan këngët”, -tha Davidson.

Në ekspozitë janë vendosur edhe disa sende që tregojnë rrugëtimin e Sheeran drejt këngëtarit të suksesshëm që është tani.

Source: Tendence