“The Widow” është një serial i ri i Amazon Prime me protagoniste Kate Beckinsale. Seriali do të ketë tetë episode dhe do të nisë transmetimi me 1 mars të këtij viti.

Sinopsi i serialit:“Që kur tre vjet më parë, bashkëshorti i saj vdiq në një aksident ajror në Republikën Demokratike të Kongos, Georgia Wells (Beckinsale) ka jetuar e mbyllur në shtëpinë e saj në një fshat të Uellsit, larg shoqërisë. Por, jeta e saj ndryshon papritur kur sheh bashkëshortin e saj në sfondin e një kronike televizive të xhiruar në Kongo. E tronditur, por e bindur që ai është ende gjallë, ajo rikthehet për herë të parë pas aksidentit në kryeqytetin Kinsasha”.

Source: Televizion