Princesha e vërtetë është ajo. Kështu e cilësuan mediet dukeshën Kate Middleton, për paraqitjen e saj në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Bafta”, “Oscar”-i britanik. Me një fustan të bardhë me një anë të shpatullës së pambuluar dhe me vëthët e princeshës Diana, Kate nuk u krahasua fare me kunatën Meghan Markle, e cila deri tani ka tërhequr vëmendjen mediatike, për veshjet e zgjedhura, por edhe për shtatzëninë. Kate Middleton nuk mungon në këtë ceremoni që prej vitit 2011 dhe në një farë mënyre është një “kompetencë” e saj, por këtë vit është vlerësuar shumë për pamjen mahnitëse.

 

Source: Tendence