Kate Middleton ka shije për kurorat. Dukesha e Cambridge, gjatë një eventi në “Buckingham Palace”, fustanin blu “Alexander McQueen” e shoqëroi me aksesorin më të preferuar të saj, kurorën “Lover’s Knot”, që ishte edhe e preferuara e vjehrrës së saj të ndjerë, Diana.

Kurora me diamante dhe perla në formë pike loti i ishte dhënë princeshës Diana nga mbretëresha Elizabeth dhe për herë të fundit e kishte vënë në vitin 1991. Ishte pikërisht Kate që e nxori sërish në pah gjatë një eventi në vitin 2015.

Me sa duket, dukesha e pëlqen këtë kurorë po aq shumë sa dhe Diana. Kjo është hera e katërt për dukeshën që shfaqet me “Lover’s Knot”.

Source: Tendence