Nëse Kate Winslet nuk shkon te filmi, shkon filmi te Kate Winslet! Aktorja britanike do të hapë dyert e shtëpisë së saj në West Wittering, për të xhiruar dramën e re “Blackbird”.

“The Mail On Sunday” shkroi se shtëpia me tetë dhoma e Kate në West Sussex do të përdoret si sheshxhirim për filmin, kështu që aktorja nuk do të jetë larg familjes.

“Kate dëshiron të qëndrojë sa më pranë familjes dhe madje ka nisur të bëjë shaka duke thënë se nuk ka pse të shkojë në punë, sepse e ka marrë punën në shtëpi”, – deklaroi një burim për gazetën.

Kate jeton në shtëpi me bashkëshortin Ned Rocknroll dhe djalin 6-vjeçar Bear.

Në filmin që është një ribërje e danezit “Silent Heart”, luajnë edhe aktoret Diane Keaton dhe Mia Wasikowska.

Source: Televizion