Aktorit të famshëm Nicolas Cage duket se i mbaroi shpejt mjalti i martesës, pasi vetëm 4 ditë pasi i dha fund beqarisë, ai ka kërkuar anulimin e martesës. Mediat raportojnë se ylli i filmit “Face off” ka kërkuar anulimin e martesës nga bashkëshortja Erika Koike të mërkurën.

Regjistrimi në gjykatë tregon se aktori 55-vjeçar ka kërkuar divorc nëse anulimi nuk është i mundur. Nicolas dhe Erika nisën të dilnin bashkë në prillin e vitit të kaluar, kur u fotografuan në Puerto Rico.

Source: Tendence