Katy Perry dëshmoi kundër pretendimeve të forta se producenti Dr. Luke e ka përdhunuar. Pluhuri u ngrit pas denoncimeve nga këngëtarja Kesha.

Tani Dr. Luke ka paditur Keshan për shpifje, duke e akuzuar se i ka thënë koleges Lady Gaga se ai e ka sulmuar seksualisht Katy Perryn në vitin 2016.

Në gjykatë, Katy konfirmoi se nuk ka pasur asnjë marrëdhënie seksuale apo romantike me Dr. Luke dhe mohoi se ai e ka droguar dhe përdhunuar.

Në një deklaratë të publikuar nga Dr. Luke, thuhet: “Akuza false që ka krijuar Kesha se është përdhunuar u pranua gjerësisht, duke dëmtuar në mënyrë të pariparueshme reputacionin tim”.

Por, skuadra ligjore e Keshas mohon që këngëtarja të ketë të bëjë me përhapjen e lajmit për sulmin seksual ndaj Katy Perryt.

Source: Tendence