Disa muaj para projektimit në kinema të “Black Widow”, e për rrjedhojë dhe nisja e Fazës 4 të MCU-së, kanë nisur të qarkullojnë zëra për përfshirjen e Keanu Reeves në këtë univers.

Ylli i “Matrix” e “John Wick” ka tërhequr vëmendjen e studios. Kevin Feige zbuloi se po mundohen prej kohësh ta angazhojnë aktorin dhe mund të jetë vetëm çështje kohe për të gjetur në kastin e ndonjë filmi të ardhshëm.

Në internet flitet edhe për rolin që mund të ketë Reeves. Sipas zërave, aktori dëshiron të jetë Adam Warlock, ndërsa sipas disa burimeve të tjera, agjentët e tij e shtyjnë drejt Moon Knight.

Është përfolur se Adam Warlock mund të përfshihet në “Guardians of the Galaxy Vol. 3” dhe se James Gunn duhet të rishikojë skenarin.

Source: Televizion