Familjarët dhe shtëpia diskografike që ka bashkëpunuar me Avicii janë në bisedime për të realizuar një album me këngët e papublikuara më parë të dixhejit të famshëm, i cili u nda nga jeta në prill të këtij vitit, në moshën 28-vjeçare.

Bashkëpunëtori dhe miku i Avicii, Aloe Blacc deklaroi për “Daily Star”: “Ka lënë goxha këngë. Familjarët dhe shtëpia diskografike po punojnë së bashku për të gjetur një mënyrë për t’i publikuar. Për mua, nuk ka nevojë për t’u nxituar. Gjithçka duhet të jetë perfekte”.

Producenti Nile Rodgers gjithashtu deklaroi se me Avicii ka realizuar të paktën 10 këngë.

Source: Tendence