Këngëtari i njohur italian Marco Carta ka, në një intervistë ekskluzive për Barbara D’Urson, deklaroi për herë të parë publikisht se është homoseksual.

“Gjërat e bukura ndonjëherë ju trembin, ju keni frikë të jeni të lumtur. Të jesh i lirë është diçka shumë e çmuar” – u shpreh fituesi i talent-showt “Amici”.

Ai ka treguar se lirinë e vërtetë dhe dashurinë e ka ndjerë kur puthjen e parë ia ka dhënë një djali, të dashurit të tij.

“Për shumë vite nuk kam qenë i lirë sepse nuk mund të shprehja publikisht dashurinë time. Nuk mund të shtrëngoja dorën e tij gjatë një filmi në kinema. Këto janë gjëra që ne i bëjmë që 16-vjeç, por unë nuk i kam bërë, po i bëj tani që jam 33-vjeç dhe do t’i bëj sigurisht. Kjo është rruga ime tani, nuk ka kthim prapa se kjo është lumturia ime. Jam shumë i lumtur dhe ndihem 30 kg më pak”.

Marco Carta është rritur nga tezja e tij, e cila e mbështeti edhe publikisht, pasi të dy prindërit e tij janë ndarë nga jeta.

Source: Tendence