Rodrigo Alves u largua nga “Big Brother VIP”, në Angli. Keni njerëzor ekscentrik, që ishte i ftuar dhe në edicionin italian të spektaklit, u detyrua të braktisë shtëpinë e “reality show”-t, siç u njoftua në media, pas disa frazave që tha me sfond racist, që ndezën polemika.

“Pas disa incidenteve, Rodrigo nuk është më pjesë e shtëpisë së “Big Brother” dhe nuk do të kthehet më”, – ky ishte njoftimi zyrtar i produksionit të programit, publikuar në “Twitter”.

Deklaratat e tij me sfond racist indinjuan publikun, duke kërkuar përjashtimin e tij. Pati një episod tepër të ndezur në dhomën e rrëfimit dhe u kërkua edhe prania e psikologut dhe më pas erdhi dhe largimi i tij.

Por, Alves deklaroi për “Daily Mail” se ishte larguar vetë nga shtëpia: “Konkurrentët e tjerë ishin bërë të mërzitshëm dhe të ndyrë. Nuk kisha më ç’të ndaja me ta. Në shtëpi nisa të vuaja dhe nga klaustrofobia”.

Source: Televizion