“Ajo që nisi me një pëshpërimë, do të përfundojë me një… bombë”. Kështu citohet në trailerin e “Bombshell”, filmi i Jay Roach, që ka për protagoniste tre bionde shpërthyese; Nicole Kidman, Charlize Theron e Margot Robbie.

E bazuar në një histori të vërtetë, tregohet historia e shkatërrimit të themeluesit të “Fox News”, pas denoncimeve për ngacmime seksuale nga disa nëpunëse të tij.

Në erën e #MeToo vjen një projekt kinematografik që eksploron prapaskenat e një prej kolosëve televizivë, “Fox News”, duke zbuluar dritëhijet që rrethojnë themeluesin dhe administratorin e deleguar, Roger Ailes.

 

Source: Televizion